ANDROID APP DEVELOPMENT

Zhvillim Aplikacionesh Mobile Android

Aplikacione të ndërtuara për performancë, përdoruesit tuaj dhe ekosistemin Android.

ENOR projekton dhe zhvillon aplikacione Android nga ideja dhe UX/UI deri te zhvillimi native me Kotlin dhe Jetpack Compose, backend-i, API-t, integrimet me Google services, testimi në pajisje reale dhe publikimi në Google Play.

ÇFARË ËSHTË

Çfarë është zhvillimi i një aplikacioni Native Android?

Një aplikacion Native Android është një produkt që ndërtohet posaçërisht për platformën Android duke përdorur gjuhën zyrtare Kotlin dhe SDK-të e Android. Kur produkti e kërkon, ndërfaqja projektohet me Jetpack Compose, framework-un modern të Google për ndërtimin e UI-ve deklarative.

Për biznesin, kjo do të thotë një aplikacion që sillet natyrshëm në ekosistemin Android: gjeste, animacione, njoftime, sharing dhe integrime me shërbimet e sistemit ndihen si pjesë e platformës — jo si një shtresë përsipër saj.

Zhvillimi native jep akses të drejtpërdrejtë në të gjitha Android APIs — kamera, biometric, GPS, Bluetooth, NFC, sensorët, background services dhe Google services — pa shtresa ndërmjetësimi. Kjo është veçanërisht e vlefshme për produkte që varen nga hardware ose që kërkojnë performancë të lartë.

PSE ANDROID

Pse të zhvilloni një aplikacion për Android?

Android nuk është zgjedhje automatike për çdo produkt. Por për një sërë skenarësh — audiencë të gjerë, integrime me hardware, aplikacione biznesi dhe operacione në terren — zhvillimi i dedikuar për Android sjell përfitime konkrete që qasjet e përgjithshme nuk i garantojnë.

Audiencë e gjerë Android

Android është platforma dominuese në shumë tregje evropiane dhe globale. Nëse përdoruesit tuaj janë kryesisht në Android, një aplikacion i dedikuar për këtë platformë ofron eksperiencën më të përshtatur për mënyrën se si ata e përdorin telefonin çdo ditë.

Fleksibilitet i lartë i platformës

Android jep më shumë liri se çdo platformë tjetër mobile në ndërtimin e produkteve që integrohen me pjesën tjetër të sistemit: shared intents, background services, widgets, launcher shortcuts dhe personalizim i thellë.

Akses i plotë në hardware

GPS, kamera, mikrofoni, Bluetooth, NFC, sensorë, USB dhe scanning janë të disponueshme përmes API-ve zyrtare të Android. Produkte si taxi, delivery, fleet, EV charging ose IoT përfitojnë drejtpërdrejt.

Performancë native

Kodi Kotlin kompilohet direkt për runtime-in e Android. Rezultati është një aplikacion që sillet i shpejtë edhe në pajisje mesatare, jo vetëm në flagship-e.

Integrim me Google services

Google Maps, Google Sign-In, Firebase (Auth, Messaging, Analytics, Crashlytics), Google Pay dhe Google Play services janë të disponueshme direkt për aplikacionin.

Ideal për aplikacione biznesi

Për ekipe që përdorin pajisje Android në terren — shitje, logjistikë, klinika, hotele, restorante — një aplikacion i dedikuar Android është shpesh zgjidhja më e drejtpërdrejtë dhe më e lirë për t'u shpërndarë brenda organizatës.

Smartphones dhe tablets

Android mbulon një gamë të gjerë pajisjesh, nga telefonë kompaktë deri te tablets, rugged devices dhe kioska. Një projekt i mirë-planifikuar mund të mbulojë disa forma pajisjesh nga i njëjti codebase.

Publikim me Google Play

Google Play është kanali kryesor i shpërndarjes për Android, me kërkesa të qarta për siguri, privatësi dhe cilësi që i sjellin produktit tuaj besueshmëri para përdoruesit final.

ÇFARË NDËRTOJMË

Çfarë aplikacionesh Android mund të zhvillojmë?

Nga aplikacione për klientët tuaj deri te produkte të brendshme për stafin dhe operacionet, ENOR ndërton aplikacione Android për një gamë të gjerë industrish. Grupet më të hasura janë më poshtë — çdo kategori mund të përshtatet me kërkesat specifike të projektit tuaj.

Transport & Mobility

GPS, live location, harta, notifications dhe të dhëna në kohë reale.

  • Taxi Apps
  • Driver Apps
  • Ride-hailing Apps
  • Car Rental Apps
  • Fleet Management Apps
  • GPS & Tracking Apps
  • Delivery Apps
  • Courier Apps

Hospitality & Booking

Rezervime, kalendarë, integrime me PMS dhe menaxhim mysafirësh.

  • Hotel Apps
  • Guest Apps
  • Booking & Reservation Apps
  • Restaurant Apps
  • Travel Apps

Commerce

Katalog, cart, checkout, pagesa dhe marketing në aplikacion.

  • eCommerce Apps
  • Marketplace Apps
  • Ordering Apps
  • Customer Apps
  • Loyalty Apps
  • Subscription Apps

Business & Operations

Aplikacione për stafin, procesin dhe menaxhimin ditor.

  • Business Apps
  • Employee Apps
  • CRM Mobile Apps
  • Inventory & Warehouse Apps
  • Field Service Apps
  • Sales Apps
  • Reporting Apps

Healthcare

Menaxhim orarësh, pacientësh dhe komunikim klinik.

  • Clinic Apps
  • Appointment Apps
  • Patient Apps
  • Healthcare Service Apps

Real Estate

Katalog pronash, filtrime dhe komunikim me agjentë.

  • Property Apps
  • Agent Apps
  • Rental Apps
  • Property Search Apps

Connected Products & IoT

Bluetooth, NFC, kontroll dhe monitorim pajisjesh të lidhura.

  • EV Charging Apps
  • IoT Apps
  • Bluetooth-connected Apps
  • Device Management Apps
  • Remote Monitoring Apps

Startups & Digital Products

MVP të shpejtë, produkte digjitale të validueshme dhe shkallëzim.

  • MVP
  • SaaS Mobile Apps
  • On-demand Apps
  • White-label Apps

Nëse produkti duhet të mbulojë njëkohësisht Android dhe iOS, shiko edhe zhvillimin Cross-Platform dhe zhvillim aplikacionesh iOS.

FUNKSIONALITETE NATIVE

Shfrytëzoni funksionalitetet e pajisjeve Android

Fuqia reale e një aplikacioni Android shfaqet kur ai integrohet me pjesën tjetër të pajisjes dhe sistemit. Zhvillimi native jep akses të drejtpërdrejtë në kamera, GPS, Bluetooth, NFC, biometric, sensorë dhe shërbime të Google — pa shtresa ndërmjetësimi që mund të kufizojnë atë që produkti mund të bëjë.

Identity & Security

  • BiometricPrompt (fingerprint / face)
  • Google Sign-In
  • Keystore & EncryptedSharedPreferences
  • OAuth 2.0 / OpenID Connect
  • SSO enterprise
  • Certificate pinning

Location & Maps

  • Google Maps SDK
  • Mapbox
  • Fused Location Provider
  • Geofencing
  • Live tracking
  • Directions & routing

Device Capabilities

  • CameraX & Camera2
  • QR / Barcode (ML Kit)
  • Sensors & motion
  • Storage Access Framework
  • Foreground & background services

Communication

  • Firebase Cloud Messaging (FCM)
  • Rich notifications
  • Deep Links & App Links
  • In-app messaging
  • SMS retriever

Payments

  • Google Pay
  • Stripe / Adyen / lokale
  • In-app products (Play Billing)
  • Subscription flows
  • Wallet passes

Connected devices

  • Bluetooth Classic & BLE
  • NFC (read/write, HCE)
  • Wi-Fi Direct
  • USB peripherals
  • IoT pairing flows

STACK

Zhvillim aplikacioni Android me Kotlin

Kur zgjedhim zhvillimin native, aplikacioni ndërtohet me mjetet zyrtare të Google. Kjo do të thotë kod modern, të mirëmbajtshëm dhe që evoluon paralelisht me platformën.

Gjuhë
KotlinJava
UI
Jetpack ComposeXML Views (legacy)Material 3
Platforma
AndroidWear OSAndroid TV
Tooling
Android StudioGradlePlay ConsoleFirebase

Kotlin është gjuha zyrtare e Google për zhvillim Android. E ndërtuar për të qenë e shkurtër, e sigurt (null safety), moderne dhe shumë e lexueshme, ajo zëvendëson gradualisht Java-në në codebase-et e reja. Kotlin coroutines dhe Flow bëjnë të mundur trajtimin e operacioneve asinkrone (rrjet, database, real-time) pa e ndërlikuar kodin — një avantazh i rëndësishëm për maintainability në kohë.

Interoperability me Java është një pikë e rëndësishme praktike: projektet ekzistuese që kanë kod Java mund të fillojnë të migrojnë në Kotlin gradualisht, pa qenë nevoja për një rewrite total. Kjo është një zgjedhje e shpeshtë kur marrim përsipër një aplikacion Android legacy.

Jetpack Compose për ndërfaqe moderne Android

Jetpack Compose është framework-u modern i Google për ndërtimin e UI-ve në mënyrë deklarative. Në vend të XML layout-eve dhe listeners manuale, UI-ja përshkruhet si funksione Kotlin që reagojnë ndaj gjendjes së aplikacionit. Rezultati është kod më i shkurtër, komponentë të riutilizueshëm dhe adaptim më i lehtë për ekrane të ndryshme.

Për projekte të reja, Jetpack Compose është zgjedhja e paracaktuar. Për projekte ekzistuese që përdorin XML Views, migrimi bëhet gradualisht — Compose dhe Views mund të bashkëjetojnë në të njëjtin aplikacion, dhe kjo lejon modernizim pa e ndalur development-in.

Ekipi punon me Android Studio, ndërton me Gradle, distribuon build-e testimi përmes Play Console (internal / closed testing tracks)dhe integron shpesh Firebase për njoftimet, autentikimin, analitikat dhe crash reporting.

UX / UI

UX/UI Design për aplikacione Android

Një aplikacion Android duhet të projektohet për mënyrën si përdoret platforma, jo thjesht të përshtatet në një ekran Android.

Kjo është arsyeja pse design-i i një aplikacioni Android nuk trajtohet si dekor mbi funksionalitetin: ai është pjesë e produktit që në ditën e parë.

Material 3 kur ka kuptim

Material Design është sistemi zyrtar i Google për Android. E përdorim kur produkti fiton nga një gjuhë vizuale që përdoruesit e Android e njohin, dhe e përshtatim me identitetin tuaj — jo si template të ngurtë.

Navigim tipik Android

Bottom bar, drawer, navigation graph, back stack dhe intent-e ndërtohen që aplikacioni të sillet si pjesë e sistemit — jo kundër tij. Butoni fizik/gestural i back-it respektohet siç përdoruesit e presin.

Layout adaptive

I njëjti aplikacion funksionon në telefona kompaktë, phablets dhe tablets, në orientime portrait dhe landscape, pa layout të thyer.

Accessibility

TalkBack, kontraste, madhësi tekste dinamike dhe touch targets të mjaftueshme — të gjitha janë pjesë e vendimeve gjatë design-it, jo shtesa në fund.

State handling

Aplikacioni ruan gjendjen kur përdoruesi ndërron aplikacion, i përgjigjet ndërprerjeve të rrjetit dhe rikthehet pa humbur kontekstin — çelës për një ndjesi cilësie.

Dark mode

Aplikacionet moderne Android duhet të mbështesin edhe temën e errët të sistemit. E trajtojmë që nga faza e design-it, jo pas publikimit.

Gjeste dhe animacione

Gjestet dhe animacionet e integruara në sistem (swipe, gesture navigation, motion) shfrytëzohen për të bërë navigimin natyral dhe të shpejtë.

Konsistencë me sistemin

Ndarja e informacionit, sharing, notification actions dhe shortcuts respektojnë të njëjtat konventa që përdoruesi njeh nga aplikacionet e tjera Android.

DIVERSITETI I PAJISJEVE

Një aplikacion. Shumë pajisje Android.

Android funksionon në qindra modele pajisjesh, me madhësi, resolutions, versione OS dhe konfigurime hardware të ndryshme. Kjo nuk është problem — është një realitet teknik që menaxhohet me arkitekturë të mirë, layout-e adaptive dhe testim të kujdesshëm.

Madhësi ekrani

Nga ekrane 5" në telefona kompaktë, deri te tablets 12" dhe foldable. Layout-i menaxhohet me responsive breakpoints dhe komponentë adaptive.

Resolutions dhe density

Assets vector-based dhe density buckets (mdpi/hdpi/xhdpi/xxhdpi) përdoren për të garantuar që ikonat dhe imazhet të duken të mprehta në çdo pajisje.

Versione Android

Zgjedhim një minSdkVersion realiste bazuar te audienca — zakonisht duke mbuluar >95% të pajisjeve aktive — dhe testojmë në disa versione kritike të OS.

Manufacturer variations

Samsung, Xiaomi, Huawei, Oppo etj. mund të sillen ndryshe në background restrictions, notifications ose battery optimization. Ne testojmë në kombinime realiste.

Performance differences

Aplikacioni optimizohet të funksionojë mirë edhe në pajisje mesatare, jo vetëm në flagship-e. Kjo kontrollohet me testim në pajisje reale.

Orientime dhe foldables

Portrait, landscape dhe foldable state-e mbulohen aty ku është relevante — pa e ndërlikuar produktin ku nuk sjell vlerë.

GOOGLE SERVICES

Integrime me ekosistemin Google

Ekosistemi Google i jep aplikacionit tuaj Android akses në një set shërbimesh që në projektet e duhura kursejnë kohë të konsiderueshme development-i. I përdorim vetëm kur ka kuptim për projektin — jo si listë e detyruar features për SEO.

Google Maps

Për shfaqjen e vendndodhjeve, navigim, rrugë pick-up/drop-off, tracking të automjeteve, stacione, pika shërbimi dhe geofences. Përdoret shpesh në aplikacione taxi, delivery, fleet dhe EV charging.

Google Sign-In

Autentikim i shpejtë me llogari Google për përdoruesit që preferojnë të mos krijojnë credentials të reja. Kombinohet me OAuth 2.0 dhe backend-in tuaj.

Firebase

Auth, Cloud Messaging (FCM), Analytics, Crashlytics, Remote Config dhe Realtime Database — një set shërbimesh që përshpejton development-in kur nuk ka nevojë për backend të plotë të personalizuar.

Firebase Cloud Messaging

Push notifications, silent notifications, në-app messaging dhe segmentim përdoruesish. Standard për njoftimet në Android sot.

Google Play services

Location, Auth, In-App Updates, Billing, Ads (kur ka kuptim), Passes dhe biometric — të disponueshme përmes Google Play services në pajisjet e certifikuara.

Analytics & Attribution

Firebase Analytics, Google Analytics 4 ose Amplitude për të kuptuar sjelljen e përdoruesit, funelin dhe pikat kritike të produktit.

ANDROID NATIVE vs CROSS-PLATFORM

Android Native apo Cross-Platform: cila qasje i përshtatet produktit tuaj?

Nuk ka një fitues absolut. Çdo produkt ka nevoja të veta për performancë, integrime hardware, buxhet dhe kohë. Ky krahasim ndihmon të kuptoni ndryshimet reale — vendimin e merrni ju, mbi bazën e informacionit të plotë.

KriterAndroid NativeCross-Platform
PlatformaVetëm Android (smartphones, tablets, opsionalisht Wear OS / Android TV)Android + iOS nga një projekt i vetëm
CodebaseKod i dedikuar për Android, në Kotlin (± Java legacy)Kod i përbashkët (React Native etj.), me pak kod native të dedikuar aty ku duhet
PerformancaMaksimale për Android — kompilim direkt në runtime-in e AndroidShumë e mirë për shumicën e aplikacioneve biznesi
Native APIsAkses i drejtpërdrejtë në çdo Android API, që ditën e parë kur delAksesi është i plotë; disa API të reja mund të vijnë me disa muaj vonesë
Device integrationIdeal për Bluetooth, NFC, USB peripherals, background services të thella, ML on-deviceE mundur, por integrimet e thella hardware kërkojnë kod native shtesë
UX / UINatyral për Android — Jetpack Compose + Material 3 + Android conventionsUI e mirë, por shpesh pak më larg 'Android-native feel'-it
ZhvillimiFokus i thellë në një platformëZhvillim paralel për iOS + Android në një projekt
MirëmbajtjaDedikuar për Android; përditësohet me çdo release të ri të OSPërditësime paralele nga një bazë e vetme; kërkon vëmendje për të dy sistemet
Use casesProdukte enterprise Android, aplikacione biznesi për ekipe në terren, produkte që varen fort nga hardware, integrime të thella me Google servicesAplikacione biznesi, MVP, marketplaces, produkte që duhet të mbulojnë të dy platformat me buxhet dhe timeline të kontrolluar

Kur Android Native ka kuptim

  • Android është platforma kryesore ose e vetme e produktit
  • Aplikacioni komunikon intensivisht me hardware (Bluetooth, NFC, USB, sensorë)
  • Kërkohen background services të thella dhe kontroll i mirëfilltë i platformës
  • Produkti është aplikacion biznesi për ekipe në terren me pajisje Android

Kur Cross-Platform mund të jetë më praktike

  • Produkti duhet të jetë njëkohësisht në Android dhe iOS
  • Funksionalitetet janë kryesisht të përbashkëta për të dy platformat
  • Një codebase i centralizuar sjell avantazh operacional dhe buxhetor
  • Time-to-market është një prioritet i qartë

Shiko edhe Zhvillim Aplikacioni Mobile Cross-Platform dhe Zhvillim Aplikacioni Mobile iOS.

BACKEND & API

Backend dhe API për aplikacionin Android

Aplikacioni që instalohet në telefon është vetëm një pjesë e produktit. Përdoruesit, të dhënat, rolet, pagesat, njoftimet, real-time-i dhe integrimet me sistemet e jashtme jetojnë në backend.

01
Android App
Aplikacioni në Kotlin / Jetpack Compose në telefona dhe tablets Android
02
API
REST ose GraphQL që lidh aplikacionin me backend-in — me Retrofit / OkHttp
03
Backend
Autentikim, business logic, real-time, background jobs, webhooks
04
Database
PostgreSQL / MongoDB, cache me Redis
05
Admin Panel
Menaxhimi i përdoruesve, përmbajtjes, produkteve dhe konfigurimit
06
External integrations
Google Maps, Firebase, Stripe/Google Pay, CRM, ERP, POS, PMS

Në varësi të projektit, ndërtojmë API të reja në Python (FastAPI) ose Node.js, ose integrojmë aplikacionin me backend-in ekzistues. Në anën Android përdorim Retrofit, OkHttp dhe Kotlin Coroutines / Flow për komunikim asinkron të pastër.

Për funksionalitete real-time përdorim WebSockets, SSE ose queues. Njoftimet kalojnë përmes FCM. Admin Panel-i (kur është pjesë e projektit) është një aplikacion web që ndan të njëjtat API me aplikacionin Android — çdo ndryshim reflektohet menjëherë në të dyja anët.

REAL-TIME & GPS

GPS, harta dhe funksionalitete në kohë reale

Një pjesë e madhe e aplikacioneve Android që ndërtohen për biznese sot varen nga GPS-i, hartat dhe komunikimi në kohë reale. Këtu ekosistemi Android — Fused Location Provider, Google Maps SDK dhe Firebase Cloud Messaging — jep një bazë të fortë për të ndërtuar produkte të besueshme.

Taxi & Ride-hailing

Kërkim pasagjer/shofer, tracking në kohë reale, ETA, rrugë, pagesa dhe ranking. GPS + Maps + real-time komunikim janë themeli.

Delivery & Courier

Ndjekja e porosive nga pika e origjinës në destinacion, njoftime për klientin, provë e dorëzimit dhe menaxhim i flotës.

Fleet Management

Live location e automjeteve, historia e rrugëve, gjeofences, alarme dhe raporte. Zakonisht kombinohet me një dashboard web për operatorët.

Field Service

Teknikë ose agjentë shitjeje në terren që marrin task-e, konfirmojnë vendndodhje, ngarkojnë foto ose sinjaturë dhe punojnë online/offline.

EV Charging

Gjetje e stacioneve më të afërta, statusi i disponueshmërisë, rezervim, pagesa dhe navigim. Integrimi Bluetooth ose OCPP me stacionet kur duhet.

Travel & Logistics

Real-time updates për flotë, kontejnerë ose udhëtime, ETA për klientët dhe raportim automatik.

PAGESAT

Pagesa dhe transaksione në aplikacionet Android

Çdo produkt ka model tjetër pagese. Ne zgjedhim gateway-in dhe flow-n e duhur bazuar në llojin e produktit, tregun dhe kërkesat e Google Play — jo si zgjidhje 'one size fits all'.

Google Pay

Integrim me Google Pay për pagesa të shpejta, në produkte fizike ose shërbime.

Payment gateways

Stripe, Adyen, PayPal ose provider lokalë, sipas tregut ku vepron produkti dhe metodave që përdorin klientët tuaj.

Saved payment methods

Ruajtje e sigurt e metodave (vetëm kur backend-i i mbështet me tokenization të ofruar nga vetë gateway-i).

In-app products

Për produkte digjitale që politikat e Google Play kërkojnë të kalojnë përmes Play Billing (abonime dhe produkte konsumueshme).

Subscriptions

Abonime mujore/vjetore, trial periods, grace periods dhe menaxhim i qartë i statusit të pagesave nga backend-i juaj.

Transaction history

Historia e transaksioneve në aplikacion, të lidhur me sistemet e kontabilitetit dhe raportimin financiar të biznesit.

SIGURIA

Siguria e aplikacionit Android

Siguria nuk është një feature në aplikacion — është një cilësi e të gjithë sistemit. Ne e trajtojmë atë njëkohësisht në aplikacionin Android, në API, në backend dhe në menaxhimin e të dhënave.

Autentikim i sigurt

Email/password me bcrypt, OTP, Google Sign-In, ose SSO enterprise sipas kërkesave të projektit.

Autorizim me role

Aksesi ndaj funksionaliteteve dhe të dhënave ndahet sipas rolit të përdoruesit, si në aplikacion ashtu edhe në backend.

Token management

JWT ose OAuth me kohëzgjatje të shkurtër dhe refresh flow të kontrolluar. Rifreskimi bëhet automatikisht në sfond.

Ruajtje e sigurt lokale

EncryptedSharedPreferences dhe Android Keystore për të dhënat sensitive që ruhen në pajisje. Nuk mbahet asnjë token 'clear text'.

Encryption i komunikimit

HTTPS/TLS për çdo thirrje ndaj backend-it. Certificate pinning aty ku niveli i rrezikut e justifikon.

Siguri API

Rate limiting, validim i inputit, autorizim server-side, logging të kërkesave — që një token i vjedhur të mos të hapë të gjithë sistemin.

Menaxhim i lejeve

Aplikacioni kërkon vetëm lejet që i duhen realisht, dhe në momentin kur i duhen. Kërkesat e paarsyeshme dëmtojnë trust-in dhe rangimin në Play.

Dependency management

Librari të palëve të treta zgjidhen me kujdes, auditohen dhe përditësohen rregullisht për të mbyllur ndonjë vulnerabilitet.

PROCESI

Si zhvillojmë një aplikacion Android?

01

Discovery & Analizë

Kuptojmë biznesin, përdoruesit, objektivat, kufizimet dhe teknologjinë ekzistuese. Përcaktojmë problemin që aplikacioni duhet të zgjidhë.

02

Product Planning

Definohet scope-i, funksionalitetet e versionit të parë, prioritetet dhe rrjedhat kryesore të përdoruesit. Ndahet ajo që hyn në MVP nga ajo që vjen më vonë.

03

UX/UI Design

Wireframes dhe UI final për telefona dhe (kur duhet) tablets Android, sipas Material 3 dhe identitetit tuaj.

04

Architecture

Vendoset arkitektura e aplikacionit Android (MVVM / Clean), backend-it, API-ve, databazës dhe integrimeve. Vendimet dokumentohen.

05

Android Development

Zhvillohet aplikacioni me Kotlin dhe Jetpack Compose, duke ndjekur best practices për kod të pastër dhe të testueshëm.

06

Backend & Integrations

Ndërtohen API-t, autentikimi, pagesat, njoftimet, integrimet me Google services dhe sistemet e brendshme të biznesit.

07

Testing

Aplikacioni testohet në pajisje reale, versione të ndryshme Android dhe konfigurime hardware, jo vetëm në emulator.

08

Google Play

Përgatiten Android App Bundle, signing, store listing, screenshots, privacy dhe testing tracks. Aplikacioni kalon në internal → closed → production.

09

Maintenance & Growth

Bug fixes, përditësime për versione të reja të Android, siguri, features të reja dhe releases të planifikuara në Play Console.

TESTIMI

Testimi në pajisje dhe versione të ndryshme Android

Diversiteti i Android-it e bën testimin një pjesë kritike të projektit. "Funksionon në telefonin e developer-it" nuk është standard i mjaftueshëm — ne testojmë në pajisje reale, në kombinime realiste OS + hardware + rrjet.

Kur ka kuptim, kombinohet testimi manual me testim të automatizuar në Firebase Test Lab për të mbuluar një gamë më të gjerë pajisjesh.

  • Screen sizes: telefona kompaktë, phablets, tablets
  • Versione Android të mbështetura (min → target SDK)
  • Permissions (kamera, lokacion, njoftime, storage)
  • Kushte rrjeti (Wi-Fi / 4G / 3G / offline)
  • Push notifications (foreground / background / killed)
  • Autentikim (biometric, Google Sign-In, OTP)
  • Pagesa (Google Pay, Play Billing, gateways)
  • GPS, Google Maps dhe live tracking
  • Kamera, foto dhe skanime QR / barcode
  • Bluetooth / NFC në pajisje reale
  • Konsumi i baterisë dhe performanca
  • Battery optimization në Samsung / Xiaomi / Huawei
  • Deep Links dhe App Links
  • Sjellja në dark mode
  • State restore pas ndërprerjeve
  • Foldables dhe orientime të ndryshme (kur relevante)

GOOGLE PLAY

Publikimi i aplikacionit në Google Play

Google Play është kanali kryesor i shpërndarjes për Android. Procesi ka disa hapa teknikë që duhen bërë saktë që aplikacioni të kalojë me sukses review-n. Aprovimi është vendim i Google — ne kujdesemi për anën teknike dhe ju shoqërojmë deri në publikim.

01

Google Play Console

Përdoret llogaria juaj (ose ndihmojmë në konfigurim), për të ruajtur pronësinë e plotë të aplikacionit dhe metadata-s.

02

Konfigurimi teknik

Application ID, versionimi, signing key (Play App Signing), permissions, target SDK dhe kërkesat e privatësisë konfigurohen sipas politikave aktuale të Play.

03

Android App Bundle

Build-i final gjenerohet si AAB, jo APK. Play Store optimizon dhe shpërndan variantet për çdo pajisje, duke reduktuar madhësinë e shkarkimit.

04

Store listing

Titull, përshkrim i shkurtër dhe i plotë, screenshots për telefonë dhe tablets, feature graphic, ikona, video, kategoria — të gjitha optimizuar për konversion.

05

Testing tracks

Internal testing për ekipin, closed testing me përdorues të ftuar, open testing me publik të gjerë — para se aplikacioni të kalojë në production.

06

Privacy & Data safety

Deklarojmë saktë çfarë të dhënash mbledh aplikacioni, si përdoren dhe si ndahen. Kjo është kërkesë e detyrueshme e Play sot.

07

Submission & Review

Aplikacioni kalon në review nga Google. Nëse kërkohen ndryshime, i menaxhojmë ne teknikisht deri në aprovim.

08

Production release

Publikimi mund të bëhet direkt ose staged rollout (p.sh. 1%, 5%, 20%, 100%) për të monitoruar performancën para se të arrijë të gjithë përdoruesit.

PAS PUBLIKIMIT

Mirëmbajtja e aplikacionit Android pas publikimit

Publikimi në Google Play nuk është fundi i zhvillimit të produktit.

Android evoluon shpejt. Çdo vit del një version i ri i sistemit, target SDK-ja rritet dhe Google Play përditëson kërkesat për privatësi, siguri dhe cilësi. Përdoruesit zbulojnë përdorime që gjatë zhvillimit nuk ishin parashikuar. Të gjitha këto janë arsye pse mirëmbajtja duhet menduar që në ditën e parë.

  • Bug fixes dhe stabilitet
  • Përditësime për versione të reja të Android
  • Rritje e target SDK sipas kërkesave të Play
  • Përditësime dependencies dhe libraritë
  • Optimizim performance dhe konsumi baterie
  • Monitoring dhe crash reports (Crashlytics)
  • Analitika e përdorimit real
  • Features të reja bazuar në feedback
  • Play Console releases dhe staged rollouts
  • Mirëmbajtja e backend-it dhe API-ve

APLIKACION EKZISTUES

Keni tashmë një aplikacion Android?

Në shumë raste, aplikacionet ekzistuese kanë një bazë solide që ia vlen ta ruash, ta modernizosh dhe ta zhvillosh më tej. Fillojmë me një audit teknik të plotë, jo me rekomandimin automatik për një rebuild.

Çfarë analizojmë

  • Codebase (Kotlin, Java legacy, versionet e Android Studio)
  • Architecture (MVVM, MVP, Clean, ose ad-hoc)
  • UI framework (Jetpack Compose, XML Views, ose e përzier)
  • Dependencies dhe libraritë e vjetruara
  • Backend & API (siguria, performance, versionimi)
  • Kompatibiliteti me versionet e reja të Android
  • Kërkesat e reja të Google Play (Data safety, target SDK, permissions)

Vazhdim i development-it

Nëse aplikacioni ka bazë solide, mund të vazhdojmë punën direkt: shtim features, bug fixes dhe releases të reja në Play.

Modernizim UI (Views → Compose)

Kur UI-ja ndihet vjetër ose e ndërlikuar, migrojmë gradualisht në Jetpack Compose. Compose dhe XML Views mund të bashkëjetojnë.

Migrim Java → Kotlin

Për aplikacione legacy me kod Java, migrimi bëhet gradualisht — ekran pas ekrani ose modul pas moduli — pa qenë nevoja të ndalet development-i.

Refactor selektiv

Pjesë kritike të kodit refactorohen për të përmirësuar stabilitetin, testueshmërinë dhe zgjerueshmërinë.

Backend upgrade

API-t modernizohen, dokumentohen dhe optimizohen. Aplikacioni mobile mund të mbetet dhe të përfitojë menjëherë.

Features të reja

Biometric, Google Pay, Google Sign-In, Firebase, shortcuts, widget-e — shtohen aty ku sjellin vlerë reale për përdoruesin.

KOSTO

Sa kushton zhvillimi i një aplikacioni Android?

Nuk ka një çmim standard. Një aplikacion me disa ekrane dhe përmbajtje statike nuk ka të njëjtin scope me një platformë që përfshin përdorues, role, pagesa, GPS, tracking në kohë reale, backend, Admin Panel dhe integrime me sistemet e biznesit.

Pas një takimi fillestar mund të japim një range indikativ, dhe pas fazës së discovery-t një ofertë të detajuar me shifra reale, timeline dhe milestone-e.

Faktorët që ndikojnë koston
  • Kompleksiteti dhe numri i funksionaliteteve
  • UX/UI design (dizajn nga zero apo mbi sistem ekzistues)
  • Numri i ekraneve dhe rrjedhat kryesore
  • User roles dhe permissions
  • Backend, API dhe Admin Panel
  • Pagesa (Google Pay, Play Billing, gateways)
  • GPS, Google Maps dhe live tracking
  • Real-time (chat, njoftime, updates)
  • Integrime me CRM, ERP, PMS, POS ose sisteme të brendshme
  • Bluetooth / NFC / USB peripherals
  • Offline functionality dhe sync
  • Kërkesat për siguri (biometric, encryption, compliance)
  • Version tablet dhe layout adaptive
  • Testim në pajisje reale (numri i pajisjeve të mbuluara)
  • Mirëmbajtja dhe versionet pas publikimit

PROJEKTET

Çfarë përfshin një projekt real Android

Për të mos publikuar statistika të pretenduara, më poshtë tregojmë tipin e scope-it që trajtojmë realisht në një projekt Android të nivelit enterprise.

Aplikacion me përdorues dhe role

Autentikim (email/password + Google), role të ndryshme (klient / admin / operator), profile, notifications dhe komunikim me backend.

GPS + Google Maps + real-time

Live tracking, gjeofences, ETA, rrugë, njoftime dhe një dashboard web për operatorët e biznesit.

Pagesa dhe menaxhim porosishë

Katalog, cart, checkout, gateway pagese, historia e porosive, rimbursime dhe integrime me sistemin e kontabilitetit.

Bluetooth / NFC me hardware

Aplikacion që lidhet me pajisje IoT ose me pajisje POS/scanner, me pairing, komandim dhe raportim në kohë reale.

Backend + Admin Panel

API të dedikuara, database, autentikim, business logic dhe Admin Panel web për menaxhimin e produktit — pjesë e paketës.

Publikim në Google Play & mirëmbajtje

Konfigurim i plotë i Play Console, App Bundle, testing tracks, staged rollouts dhe cikël i vazhdueshëm releases.

FAQ

Pyetje të shpeshta për zhvillimin e aplikacioneve Android

Kostoja varet nga scope-i, funksionalitetet, backend-i, integrimet me hardware dhe kërkesat për siguri e performancë. Një MVP i strukturuar mund të lançohet me një kosto shumë të ndryshme nga një produkt enterprise me pagesa, GPS, tracking në kohë reale, Admin Panel dhe integrime me CRM/ERP. Pas takimit të parë japim një vlerësim indikativ, dhe pas discovery-t një ofertë të detajuar.

Një MVP tipik Android realizohet zakonisht në 8–12 javë. Produkte me pagesa, integrime, GPS, real-time, hardware peripherals dhe Admin Panel mund të kërkojnë 4–6 muaj ose më shumë, në varësi të kërkesave dhe procesit të validimit me përdoruesit realë.

Është një aplikacion i ndërtuar posaçërisht për Android duke përdorur mjetet zyrtare të Google: Kotlin, Jetpack Compose dhe SDK-të e Android. Ka akses të plotë në funksionalitetet e pajisjes (kamera, GPS, biometric, Bluetooth, NFC, sensorë) dhe integrohet natyrshëm me pjesën tjetër të sistemit dhe me Google services.

Zhvillimi modern Android bazohet te Kotlin si gjuhë kryesore, Jetpack Compose si framework UI dhe Android SDK. Java mbetet e mbështetur për projekte legacy. Mjetet zyrtare janë Android Studio, Gradle dhe Play Console. Backend-i mund të ndërtohet në Python (FastAPI), Node.js ose të integrohet me sistemet ekzistuese.

Kotlin është gjuha zyrtare e Google për zhvillim Android që nga viti 2017. E ndërtuar për të qenë e shkurtër, e sigurt (null safety), moderne dhe plotësisht e interoperueshme me Java. Sot është zgjedhja e paracaktuar për çdo projekt të ri Android dhe përdoret gjerësisht edhe në modernizimin e projekteve ekzistuese.

Jetpack Compose është framework-u modern i Google për ndërtimin e UI-së në Android në mënyrë deklarative. Në vend të XML layout-eve dhe listeners manuale, UI-ja përshkruhet si funksione Kotlin që reagojnë ndaj gjendjes. Kjo bën kod më të shkurtër, komponentë të riutilizueshëm dhe UI më të lehtë për t'u mirëmbajtur.

Po. Për çdo projekt të ri, Kotlin është standard. Për projekte ekzistuese që kanë kod Java, ne mbështesim migrimin gradual — pjesë të reja shkruhen në Kotlin, pjesa tjetër vazhdon të punojë, dhe migrimi bëhet me ritmin që ka kuptim për projektin, jo si rewrite total.

Android Native është zgjedhje shumë e mirë kur Android është platforma kryesore, kur kërkohet integrim i thellë me hardware (Bluetooth, NFC, USB), kur duhen background services të thella, ose kur produkti është për ekipe që përdorin pajisje Android. Cross-Platform mund të jetë më praktik kur produkti duhet të mbulojë njëkohësisht iOS dhe Android me buxhet dhe timeline të kontrolluar. Nuk ka fitues universal.

Po. Me Jetpack Compose dhe layout adaptive, i njëjti codebase mund të prodhojë një aplikacion që në telefon përdor navigim vertikal dhe në tablet shfrytëzon layout me sidebar dhe multi-pane. Nëse produkti është qartësisht vetëm për telefon, mund të lëmë tablet-in jashtë scope-it — nuk është domosdoshmëri.

Po. Aplikacionet Android mund të përdorin Fused Location Provider për GPS të saktë dhe efikas, dhe Google Maps SDK (ose Mapbox) për shfaqjen e hartave, rrugëve, gjeofences dhe live tracking. Kjo është një pjesë kryesore e projekteve në transport, delivery, fleet, EV charging dhe field services.

Po. CameraX dhe ML Kit ofrojnë API të stabilizuara për kamerën, skanim QR dhe barcode, njohjen e tekstit (OCR) dhe funksione të tjera që përdoren zakonisht në aplikacione komerce, delivery, inventar dhe autentikim.

Po. Android ka mbështetje të plotë për Bluetooth Classic, BLE (Bluetooth Low Energy), Wi-Fi Direct dhe NFC (leximi, shkrimi dhe Host Card Emulation). Këto janë kryesore për aplikacione IoT, EV charging, kartat e besnikërisë, pagesat NFC, POS dhe kontrollin e pajisjeve.

Po. Në varësi të llojit të produktit: për mallra dhe shërbime fizike përdoren gateway-t (Stripe, Adyen, PayPal, ose lokalë) dhe/ose Google Pay. Për produkte digjitale dhe abonime, Google Play kërkon të kalohet përmes Play Billing. Zgjedhjen e bëjmë bashkë me ju sipas modelit të biznesit dhe kërkesave të Play.

Po. Push notifications realizohen me Firebase Cloud Messaging (FCM). Mbështeten notifications të thjeshta, rich notifications me imazhe dhe veprime, silent notifications, si dhe segmentimi i përdoruesve për të dërguar mesazhe të targetuara nga backend-i juaj.

Po. Aplikacionet Android mund të integrohen me sisteme si HubSpot, Salesforce, SAP, Odoo, sisteme kontabiliteti, PMS për hotele, POS për restorante, ose ERP të personalizuar. Integrimi bëhet përmes API-ve zyrtare të secilit sistem, ose përmes një shtrese ndërmjetësimi kur nevojitet.

Po. Kur produkti e kërkon, ndërtojmë të gjithë ekosistemin: aplikacionin Android, backend-in me API, databazën, autentikimin dhe Admin Panel-in web për menaxhimin e përdoruesve, përmbajtjes, produkteve, porosive dhe të dhënave operacionale. Admin Panel-i ndan të njëjtat API me aplikacionin mobile.

Duhet një llogari Google Play Developer, konfigurimi teknik (App ID, versioning, Play App Signing), përgatitja e Android App Bundle me Android Studio, ngarkimi në Play Console, plotësimi i store listing, deklarimi i Data safety, dhe submission për review. Zakonisht aplikacioni kalon fillimisht në internal / closed testing tracks para production-it. ENOR menaxhon të gjithë anën teknike të këtij procesi.

Po. Fillojmë me një audit teknik të codebase-it, arkitekturës, UI-së, dependencies dhe backend-it. Pas auditit propozojmë një plan konkret: vazhdim development-i, modernizim UI (migrim në Compose), migrim gradual Java → Kotlin, refactor selektiv, ose në raste ekstreme rewrite gradual. Zgjidhja varet nga gjendja reale e projektit.

Po. Ofrojmë pakete mirëmbajtjeje me monitoring, bug fixes, përditësime për versione të reja të Android (target SDK bumps), përditësime sigurie, optimizime performance dhe zhvillim të features të reja bazuar në përdorimin real. Publikimi është fillimi i ciklit, jo fundi.

Ju. Në kontratat tona, klienti mban pronësinë e plotë të source code-it, të assets-eve dhe të llogarive (Google Play Developer, backend, domain, çelësat e signing). ENOR është partneri që ndërton dhe mirëmban produktin, jo pronari i tij.

Varet nga audienca dhe biznesi juaj. Nëse klientët tuaj përdorin kryesisht Android, mund të filloni vetëm me Android dhe të vlerësoni iOS më vonë. Nëse dëshironi të mbuloni të dy platformat nga fillimi, ia vlen të shqyrtoni edhe një qasje Cross-Platform ose zhvillim paralel të një aplikacioni iOS.

Po. Nëse arkitektura planifikohet mirë nga fillimi — sidomos backend-i dhe API — versioni iOS mund të ndërtohet më vonë duke ripërdorur të njëjtin backend, autentikim, business logic dhe integrime. Kjo është një strategji e zakonshme: nis me Android-in për tregun tuaj kryesor, dhe pastaj zgjerohu në iOS kur ka nevojë reale biznesi.

Keni një ide për një aplikacion Android?

Nuk është e nevojshme të dini nëse aplikacioni duhet të ndërtohet Native Android apo Cross-Platform. Na tregoni çfarë duhet të bëjë produkti, kush do ta përdorë dhe me cilat sisteme duhet të lidhet — dhe ju ndihmojmë të përcaktoni arkitekturën dhe teknologjinë e përshtatshme.